top of page

“Turi i folklorit”, nxitje agroturizmit në Korçë, Kolonjë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër dhe Tepelenë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 10
  • 2 min read

“Turi i Folklorit” është oferta më e re turistike që synon të japë një impuls të ri zhvillimit të agroturizmit dhe do të prezantohet në panairin “ITB Berlin 2025”.

Programi gjerman për zhvillimin e qëndrueshëm rural ka ndarë në rrjetet sociale informacion mbi këtë ofertë të re, që do të fokusohet kryesisht në qytetet e Jugut të Shqipërisë: Korçë, Kolonjë, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër dhe Tepelenë.

Ky tur fton vizitorët dhe turistët të ndjekin një udhëtim të jashtëzakonshëm përmes pasurisë kulturore dhe natyrore të Shqipërisë së Jugut, duke përfshirë traditat gastronomike, vallet, këngët dhe lidhjet autentike me komunitetet lokale.

Gjatë udhëtimit përmes këtyre destinacioneve, çdo ditë dhe çdo vend zbulojnë elemente të reja të një folklori të pasur, duke përfshirë ture edukative, performanca folklorike dhe eksperienca të thelluara me banorët e zonave.

Folklori shqiptar është një thesar i pasur me vlera të shquara artistike dhe ideore, një trashëgimi që ngjall interes të madh tek vizitorët e huaj.

“Turi i Folklorit” është një mundësi e shkëlqyer për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe agroturizmit, duke ofruar një perspektivë të re zhvillimi dhe ripërtëritjen e traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

“The Folklore Tour” is the latest tourist offer aimed at giving a new impulse to the development of agrotourism and will be presented at the “ITB Berlin 2025” fair.

The German program for sustainable rural development has shared information about this new offer on social networks, which will focus primarily on the cities of Southern Albania: Korça, Kolonje, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, and Tepelenë.

This tour invites visitors and tourists to embark on an extraordinary journey through the cultural and natural wealth of Southern Albania, including gastronomic traditions, dances, songs, and authentic connections with local communities.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page