top of page

U përfshinë në aksidentin tragjik në Librazhd, publikohet fotoja e 20-vjeçares që humbi jetën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 15
  • 2 min read

Çifti në foto, janë dy të rinjtë që u përfshinë në aksidentin tragjik orët e para të mëngjesit në Pishkash, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

20-vjeçarja humbi jetën si pasojë e plagëve të marra, pasi mjeti ku ajo po udhëtonte  bashkë me të fejuarin, Zef Sinani u përplas me një kamion me targa nga Shkupi, teksa po ktheheshin në shtëp, pasi kishin festuar Shën Valentinin në Pogradec.

Çifti jetonin në qytetin e Mamurrasit, ndërsa 20-vjeçarja ishte vajzë e vetme dhe studionte në Universitetin e Tiranës.

33-vjeçari Zef Sinani mbeti i plagosur rëndë në aksident dhe ka marrë dëmtime të shumta. I riu u dërgua fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në Spitalin Rajonal të Elbasanit. Por, për shkak të gjendjes u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë shkak i aksidentit, sipas hetimit paraprak, ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së Benz-it, ku udhëtonte Zef Sinani së bashku me të fejuarën e tij.

“U arrestua Z. S., 33 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti që ai drejtonte është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. A., 35 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi Z. S., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe pasagjerja që udhëtonte me të, e cila për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

The couple in the photo are the two young people involved in the tragic accident in the early hours of the morning in Pishkash, where 20-year-old Megi Xhetani lost her life, and 34-year-old Zef Sinani was seriously injured.

The 20-year-old lost her life due to the injuries sustained after the vehicle she was traveling in with her fiancé, Zef Sinani, collided with a truck with Skopje license plates while they were returning home after celebrating Valentine’s Day in Pogradec.

The couple lived in the city of Mamurras, and the 20-year-old was an only daughter studying at the University of Tirana.

The 33-year-old Zef Sinani was seriously injured in the accident and suffered multiple injuries. He was first taken to the Librazhd hospital and then transferred to the Regional Hospital of Elbasan. However, due to his condition, he was transported to the Trauma Hospital in Tirana.

According to the police, the preliminary investigation suggests that the cause of the accident was the loss of control of the Benz driven by Zef Sinani.

“Z. S., 33 years old, was arrested because last night, on the ‘Prrenjas-Librazhd’ road segment, he allegedly lost control of the vehicle he was driving, which then collided with a truck driven by 35-year-old B. A. As a result of the accident, the driver, Z. S., was injured and is under medical care, while the passenger traveling with him lost her life,” the police reported.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page