UEFA, seminar në Tiranë me arbitrat shqiptarë për sistemin VAR
- Korca Boom
- Nov 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/38ef70b9-1cd4-43bd-a795-65f58f5c84b2.jpeg
Sektori i Arbitrimit në FSHF zhvilloi një seminar dy ditor me të gjithë arbitrat e kampionatit “Abissnet Superiore” dhe arbitrat e Kategorisë së Parë për sistemin VAR. Në seminarin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” mori pjesë edhe instruktori i UEFA-s, Pavel Gil i cili prezantoi perpara arbitrave të gjitha risitë e sistemit VAR.
Qëllimi i seminarit dy-ditor ishte përditësimi i arbitrave me instruksionet e reja që përdor UEFA në të gjitha ndeshjet dhe intepretimi i njëjtë në të gjitha federatat. Këto instruksione lidhen me:
Nivelin e ndërhyrjes së sistemit VAR për rastet e faullave në zonë (rastet për penallti)
Momentet e tërheqjeve/mbajtjeve në zonë
Situatat e pozicioneve jashtë loje (rastet e interpretueshme)
Faullat që ndodhin përpara shënimit të golit apo penalltisë.
Sektori i Arbitrimit në FSHF organizon shumë shpesh seminare me arbitrat e kampionatit shqiptar, me qëllim përditësimin me të rejat më të fundit nga UEFA e FIFA.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”