top of page

“Ultimatum” tek devollinjtë: Fitoni, në të kundërt…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 1
  • 2 min read

Ekipi i Devollit sot, në orën 11:00, ka mbyllur edhe stërvitjen e fundit në kuadër të takimit me Shkumbinin. Pas stërvitjes, drejtuesi i klubit të Devollit, Ermir Lukra, ka pasur një takim me futbollistët dhe stafin e tij, ku u mësua se ai ka folur me tone shumë të ashpra ndaj futbollistëve, duke u kërkuar atyre të arrijnë me çdo kusht fitoren.

Sipas Lukrës: “Jemi në një situatë ku kërkohet të reflektohet nga futbollistët. Jemi bërë pesë javë që nuk kemi marrë fitore dhe kjo është e papranueshme. Unë kam besim, por është në dorën e futbollistëve gjithçka. Ndërkohë, ju kam bërë me dije se duhet fitore, në të kundërt, nuk mund ta lejojmë këtë situatë. Do të ketë edhe penalizime që mund të shkojnë deri në largime, nëse nuk kemi një rezultat pozitiv me tre pikë.”

Deri tani nuk kemi parë një situatë të tillë me një deklaratë, madje në formë ultimatum-i nga ana e drejtuesit të këtij ekipi, Ermir Lukra, kështu që vetë situata i jep të drejtë. Devolli tashmë duhet të luftojë fort për të paktën vendin e tretë, dhe ky pozicion është edhe objektivi i tyre për momentin.

According to Lukara: “We are in a situation where reflection is needed from the players. It has been five weeks since we last won, and this is unacceptable. I have confidence, but everything is in the hands of the players. Meanwhile, I have informed you that a win is necessary, otherwise, we cannot allow this situation to continue. There will also be penalties, which could lead to departures if we do not achieve a positive result with three points.”

So far, we have not seen such a situation with a statement, even in the form of an ultimatum from the team’s director, Ermir Lukara, and thus the situation itself gives him the right. Devolli now has to fight hard for at least third place, and this position is also their objective for the moment.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page