top of page

Urojmë sot Mjeshtrin e madh, aktorin, regjisorin, producentin, Mevlan Shanaj në këtë 80 vjetor të lindjes!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 7
  • 2 min read

Urojmë sot Mjeshtrin e madh, aktorin, regjisorin, producentin, Mevlan Shanaj në këtë 80 vjetor të lindjes. Gëzuar miku ynë Mevlan edhe 100!

Mevlan Shanaj (1945). Regjisor, aktor, producent, Mjeshtër i madh, artist i merituar, profesor dega e filmit në Universitetin Arteve Tirane, lindi më 7 shkurt të vitit 1945. Është prezantuar për publikun si aktor, regjisor në kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1969 fillon si regjisor ne RTSH prej 1987 deri më 1992 ka qenë Drejtor i Departamentit të Filmit në TVSH dhe Anëtar i Këshillit Artistik Shkëputet për 4 vite nga televizioni dhe kthehet në vitin 2001 si drejtor i Departamentit të Filmit dhe Spektaklit në TVSH.

Në vitin 2001 ka filluar punën e producentit dhe regjisori me “Zig-Zag” Film. Më 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” e deri më sot në degën e regjisë në Akademinë e Arteve. Në vitin 2008 mori titullin “Mjeshtër i Madh”.

Shanaj ka interpretuar në filmat: “I teti në bronz”(1970) regjisor Viktor Gjika, “Malet me blerim mbuluar” (1971) regjisor Dhimitër Anagnosti, “Guximtarët” (1970) regjisor Gëzim Erebara, “Rrugicat që kërkonin diell” (1975) regjisor Saimir Kumbaro, Rikard Ljarja, “Ballë për Ballë”(1979) regjisor Kujtim Çashku, “Rrethimi i Vogël” (1986) regjisor Saimir Kumbaro, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) i Pirro Milkanit, “Viktimat e Tivarit”(1996) i Ekrem Kryeziut, “Unë e dua Erën” (1991), dhe “Lule të Kuqe Lule të Zeza” realizim i vetë Shanajt, “Ne kerkim te kujt” Gj. Xhuvani.

Të tjera realizime të tij janë filmat artistikë: “Korrierët” (1976), “Plumba Perandorit” (1980 ), “I Paharruari”(1984), “Të Shoh në Sy” (1985), “Një Telegram dhe një Këngë” (1986), “Fletë të Bardha” (1990).

Dokumentarë: “Marie Kraja”, “Tefta Tashko”, “Komani një Betejë e Madhe”, “Gju me Gju”, “Lasgush Poradeci”, “Berati Qyteti i Bardhë”, “Zëra nga Lashtësia”, “Katër Mëngjeset”, “Pandi Raidhi”, “Rrugët”, “Bibla & Kurani” , “Një ftesë nga Iliri”, “Visi”, “Përcjellja”(Vangjush Furrxhiu) Shkronjat e Pavarësisë”, “Te fala Ndreke Luca”, “Koha e pelikulës”.

Gjatë punës në RTSH ka realizuar rreth 30 vepra të zhanreve të ndryshme televizive, si dramën në tv, dhe shumë spektakle, si producent ka disa dokumentarë filma artistikë mes të tjerash Pharmakon i regjisorit Joni Shanaj.

Today we celebrate the great Master, actor, director, and producer, Mevlan Shanaj, on his 80th birthday. Happy birthday, our friend Mevlan, and wishing you another 100 years!

Mevlan Shanaj (1945). Director, actor, producer, Master of Arts, professor in the Film Department at the University of Arts in Tirana, born on February 7, 1945. He has been introduced to the public as an actor, director in cinema and television, and as a producer. In 1969, he began his career as a director at RTSH, and from 1987 to 1992, he was the Director of the Film Department at TVSH and a member of the Artistic Council. He took a four-year break from television and returned in 2001 as the Director of the Film and Entertainment Department at TVSH.

In 2001, he began his work as a producer and director with “Zig-Zag” Film. From 2005-2006, he worked as a professor at the Academy of Film and Multimedia “Marubi” and has continued to teach in the directing department at the Academy of Arts. In 2008, he was awarded the title “Master of Arts.”

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page