top of page

Vështirësitë e dy ekipeve të ekstremit këtë javë në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 20
  • 2 min read

Kjo fundjavë do të jetë një ndeshje që vlen të ndiqet në Korçë, aty ku Skënderbeu do të presë ekipin e Egnatias, ekipin e vendit të parë në renditje dhe një super ekip që bën diferencën nga të tjerët. Për momentin, mund të thuhet se Egnatia ka siguruar vendin e parë dhe vjen në Korçë me një autoritet të madh.

Nga ana tjetër, kemi Skënderbeun, ekipin e fundit në tabelë, në një gjendje shumë të vështirë në renditje. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka është e mbaruar për ta. Ndonjëherë, ndeshje të tilla janë shumë të vështira për ekipet që janë inferiore dhe në këtë rast ekipi korçar do të luajë pa ngarkesë, duke mos pasur ç’të humbasë, por do të japë më të mirën.

Kur luan me ekipe që janë më lart, natyrisht që mobilizimi është më i madh, ndërkohë që Egnatia mund ta mendojë shumë të lehtë këtë ndeshje dhe është e vështirë të motivohet ekipi.

Të gjitha këto janë thjesht një analizë, pasi fusha mund të na tregojë të kundërtën ose edhe një surprizë. Korçarët nuk kanë hequr aspak dorë nga shpresa e madhe se mund t’ia dalin në këtë takim, duke pasur edhe mbështetjen e tifozëve.

On the other hand, we have Skënderbeu, the team at the bottom of the table, in a very difficult position in the standings. But this doesn’t mean that everything is over for them. Sometimes, matches like these are very difficult for inferior teams, and in this case, the Korça team will play without pressure, having nothing to lose, but will give their best.

When playing against teams that are higher up, naturally, the motivation is much stronger, while Egnatia might consider this match very easy, and it is hard to motivate their team.

All of this is just an analysis, as the field might show us the opposite or even a surprise. The people of Korça have not given up on the great hope that they can succeed in this match, having the support of their fans.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page