top of page

Vijnë 5 futbollistë tek Skënderbeu, por përfunduan tek…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 29
  • 2 min read

Gjatë ditës së sotme, janë parë pesë futbollistë të huaj që kanë veshur fanelën e Skënderbeut, por për çudi nuk janë bashkuar me ekipin e parë, por kanë kaluar tek ekipi i të rinjve. Kjo ndodhi për shkak se zhvillohej një ndeshje brenda grupit te ky ekip dhe janë aktivizuar këta futbollistë që kanë mbërritur në Korçë.

Pak informacion është dhënë për ta, ndoshta për faktin se ata do të jenë në provë për ekipin e parë ose po shqyrtohen si talente për të ardhmen. Ndoshta edhe fakti që ekipi i parë po përgatitet për ndeshjen shumë vendimtare kundër Dinamos, ka bërë që situata të jetë më e vështirë për ta, pasi ata mund të ishin pjesë e ekipit të Gjokës. Por, sipas asaj që është mësuar, ka mundësi që ndonjë prej tyre të bëhet pjesë e ekipit në të ardhmen.

Ndërkohë, është mësuar se do të ketë edhe disa futbollistë të tjerë që do të afrohen në këtë fund merkatoje, pra mund të kemi edhe ndonjë goditje të madhe, aq të nevojshme për ekipin, por gjithsesi kjo është situatë te ekipi i Gjokës, ku nuk kemi asnjë futbollist që i është shtuar organikës së tij.

Little information has been given about them, perhaps because they are being tested for the first team or are being considered as talents for the future.

Maybe the fact that the first team is preparing for a very crucial match against Dinamo made the situation more difficult for them, as they could have been part of Gjoka’s team. However, from what has been learned, there is a possibility that one of them might eventually become part of the team.

Meanwhile, it has been learned that there will be some other players who will be joining during this transfer window, so there could be a major signing, one that is much needed for the team, but still, this is the situation with Gjoka’s team, where no new players have been added to its roster.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page