Vizitorë të shumtë në muzeun “Gjon Mili” në Korçë
- Korca Boom
- Mar 17
- 1 min read
Të shumtë kanë qenë vizitorët e kësaj fundjave edhe në muzeun “Gjon Mili” në Korçë.
Një udhëtim mes dritës dhe artit në këtë muze është një përvojë fantastike, e cila nuk duhet humbur!
Gjeniu i fotografisë, me origjinë shqiptare, revolucionarizoi artin e imazhit duke kapur lëvizjen, hijet dhe shpirtin e kohës përmes objektivit të tij.
Sot, muzeu i dedikuar veprës dhe trashëgimisë që ai la pas është një dritare unike në botën magjike të fotografisë, i vizituar nga shumë turistë vendas e të huaj.
“KORÇA BOOM”


