top of page

Vizitorët e muzeut Oriental “Bratko”, ishin studentët e Olimpiadës Ballkanike të Matematikës, organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 11
  • 1 min read

Vizitorët e kësaj fundjave në muzeun Oriental “Bratko”, ishin studentët e Olimpiadës Ballkanike të Matematikës, organizuar nga Universiteti “Fan S. Noli”.

Gjatë vizitës në muze ata zbuluan lidhjen mes matematikës dhe artit, duke admiruar simetrinë e qilimave, kompozimin e pikturave dhe gdhendjet me precizitet gjeometrik.

Pas rikonstruksionit të fundit, Muzeu Oriental “Bratko” ka kaluar një transformim të madh, duke ofruar një përvojë të pasur kulturore.

Pritet që numri i vizitorëve këtë verë të jetë në rritje, duke e kthyer këtë vend në një pikë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page