top of page

VOLEJ/ Kupa e Shqipërisë: Për meshkuj Skënderbeu-Elbasani. Femrat Skënderbeu-Barleti Volej

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/2-5.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/1-4.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/2-4.jpg

Pas mbylljes së fazave të para në kampionatin e volejbollit për meshkuj dhe femra, tashmë është radha që në parket të zbresë një tjetër event dhe është Kupa e Shqipërisë.

Pikërisht nesër fillojnë ndeshjet e Kupës, ku Skënderbeu si për meshkuj, por edhe për femra do të luajë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.

Në volejbollin e meshkujve Skënderbeu do të presë Elbasanin në ndeshjen e orës 15:00, ku bardhekuqtë duket se nuk do ta diskutojnë fitoren për ti bërë një start si jo më mirë Kupës së Shqipëtisë. Këtë Skënderbeu Skënderbeu i drejtuar nga Arben Prifti ka objektiva mdhorë dhe ka një ekip të denjë, gjë që e tregoi edhe në fazën e parë.

Skënderbeu në volejboll për femra ndeshjen e vet do ta luajë në orën 17:00 po në “Tamara Nikolla” dhe do të presë Barleti Volej. Një ndeshje ku vajzat e Kojës duket se do ta kenë të lehtë fitoren dhe kujtojmë që Skënderbeu është fituese në fuqi edhe e Kupës së Shqipërisë.

Suksese të dy skuadrave të volejbollit të Skënderbeut:

NESËR ( 2 nëntor 20024)KUPA E SHQIPËRISË

VOLEJ MESHKUJ

Skënderbeu-Elbasani Ora 15:00

VOLEJ FEMRA

Skënderbeu-Barleti Volej Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page