top of page

VOLEJ FEMRA/ Mbyllet faza e parë. Skënderbe perfekt. Kojën dhe vajzat bardhekuqe nuk ka kush i ndal!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 29, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/464947901_18288150442235818_3255217614851028108_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/465018754_18288150433235818_963357239966126029_n-1.jpg

Nëse ka një skuadër që është absolute dhe nuk ka rivale është Skënderbeu në volejboll për femra.

Fundjavën që kaloi përfundoi faza e parë e kampionatit kombëtar në volejboll për femra, teksa u luajtën 7 javët e para, ndërkohë që kujtojmë se faza e dytë starton në fundin e muajit janar.

Një Skënderbe që ka diktuar që nga fillimi në fund me 7 fitore në po kaq ndeshje të luajtura dhe në fund vetëm një fitore 3-2, duke bërë që në tabelën e klasifikimit ekipit ti mungojë vetëm një 1 pikë, 20 pikë nga 21 të mundshme.

Skënderbeu ka komanduar këtë superligë me të gjitha fitore, madje ka mposhtur edhe Partizanin dhe Tiranën, dy skuadrat që thanë se do ta rivalizojnë Skënderbeun, por që nuk mundën ta bënin realitet një gjë të tillë.

Partizani është ekipi që ndjek Skënderbeun, ndërkohë që pas fazës së parë pritet të startojë qysh këtë të shtunë Kupa e Shqipërisë.

Suksese Orlando Kojës dhe Olsi Haxhillarit, dy trajnerëve të këtij ekipi, ndërkohë që u urojmë suksese edhe vajzave të pathyeshme të Skënderbeut.

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1

Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0

Java 7 Tirana-Skënderbeu 2-3

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                       31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                 21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page