top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci fal 1 pikë, mposht Vllazninë në 5 sete

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 3 min read

Pogradeci-Vllaznia 3-2

(28-26, 22-25, 17-25, 25-20, 15-9)

Pogradeci në volejboll për femra ka zbritur me “këmbë në tokë”, teksa ka mposhtur me vështirësi Vllazninë me rezultatin 3-2, duke u dashur seti final për të përcaktuar fituesen e kësaj ndeshjeje të parë të fazës së dytë.

Seti i parë i ndeshjes ka qenë me rivalitet të lartë deri në piëkt e fundit, ndërkohë që pikët e para janë 2-1 për vendaset dhe më pas 3-5 për Vllazninë. Baraspeshë më tej dhe më konkretisht 7-7 dhe pika pikës të dy skuadrat sërish sjellin barazimin 13-13. Është Vllaznia që luan më mirë dhe kryeson 16-19, ndërkohë që sërish shkodranët kryesojnë 19-22. Në shifrat 21-24 për miket vjen edhe super loja e pogradecareve që shënojnë 3 pikë radhazi dhe 24-24. Dy barazime të tjera radhazi 25-25 dhe 26-26, ndërkohë që dy pikët e fundit i takojnë Pogradecit që fitojnë setin e parë të ndeshjes 28-26 dhe 1-0 me sete për vendaset.  

Edhe seti i dytë i takimit nis me rivalitet, teksa pas avantazhit 3-1 për vendaset, rezultati barazohet në 6-6. Është Vllaznia që pas këtij momenti shtang vendaset dhe rezultati shkonnë 6-10, pra katër pikë radhazi për shkodranet e rrjetës. Pogradecaret përpiqen të ngushtojnë diferencat më tej dhe arrijnë ta ngushtojnë në 11-13, por pas këtij momenti sërish është Vllaznia që luan saktë dhe kryeson 15-21. Pogradeci përpiqet sërish dhe 18-21, ndërkohë që 20-23 dhe përfundimisht 22-25 për Vllazninë dhe gjendja e seteve shkon në 1-1.

Seti i tretë i ndeshjes flet tërësisht për miket që marrin zemër dhe kryesojnë që në fillim 1-6. Më pas 7-10, 9-14, apo edhe 11-19 flasin qartë për miket që mposhtin Pogradecin në setin e tretë 17-25 dhe tashmë gjendja e seteve shkon në 1-2 për Vllazninë.

Seti i katër fillon me avantazin e Pogradecit 3-2 dhe 7-3, duke treguar që vendaset nuk mund të pranojnë humbjen kaq lehtë. Pas këtij momenti miket marrin pushim të detyruar, ndërkohë që pas këtij momenti shifrat shkojnë në 12-5 dhe 16-7 diferencë e thellë prej 9 pikësh. Nuk ka më histori dhe më tej 18-10, 20-14 dhe përfundimisht 25-20, duke u barazuar tashmë gjendja e seteve në 2-2 dhe duhej seti final për të përcaktuar fituesen.

Seti i pestë dhe i fundit i takimit nis më avantazhin e pogradecareve 4-2 dhe menjëherë barazim në 4-4. I ekulibruar më tej në 7-7 dhe dy pikë avatazh për Pogradecin 9-7, duke detyruar skuadrën mike të marrë pushim. Sërish avantazh për liqenoret, por me katër pikë 11-7, duke qenë më të qeta më tej. 13-8 dhe në fund 15-9 dhe 3-2 me sete për Pogradecin.

Në këtë mënyrë Pogradeci merr 2 pikë dhe Vllaznia 1 pikë, por ajo që “qan” pikën e lënë është skuadra pogradecare që e mendonte të lehtë këtë fitore, por që nuk ndodhi kështu edhe pse zgjati plot 2 orë e 11 minuta.

Pogradec in women’s volleyball has “kept their feet on the ground,” as they overcame Vllaznia with difficulty, winning 3-2, with the final set determining the winner of this first match in the second phase.

The first set of the match was highly competitive until the last points, with the first points going 2-1 for the home team, followed by 3-5 for Vllaznia. After that, the score was tied at 7-7, and both teams continued to trade points, reaching 13-13. Vllaznia played better and led 16-19, with the Shkodran team extending their lead to 19-22. At 21-24 for the visitors, Pogradec’s players delivered an impressive comeback, scoring three consecutive points to tie the game 24-24. After two more ties at 25-25 and 26-26, the final two points went to Pogradec, who won the first set 28-26, leading 1-0 in sets.

The second set also started with high competition. After an early 3-1 advantage for the home team, the score was tied again at 6-6. Vllaznia then stunned the home team, scoring four consecutive points to make it 6-10. Pogradec attempted to close the gap, narrowing it to 11-13, but Vllaznia played effectively and led 15-21. Pogradec tried again, reaching 18-21, but Vllaznia managed to hold on, eventually winning 22-25. The set score was now tied 1-1.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page