top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci mposht Barletin, ngjitet në katërshen e parë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 15
  • 2 min read

Pogradeci-Barleti Volley 3-0

(25-12, 25-17, 25-17)

Pogradeci në volejboll për femra ka marrë një fitore të rëndësishme pasditen e sotme në shtëpi. Edhe pse në fakt fitorja ndaj Barleti Voley nuk diskutohej, e rëndësishme është fakti që pas kësaj fitorejej vajzat liqenore e shikojnë veten në vendin e katërt, vend që do të thotë pjesëmarrje në fazën e “play-off”-it në fund të kampionatit.

Fitorja e sotme ka qenë e lehtë për Pogradecin që në një orë lojë, ka mposhtur pa problem vajzat nga kryeqyteti.

Seti i parë i ndeshjes fillon 3-0 që në fillim dhe më pas 8-3, 10-5, janë pikë që tregojnë shkëputjen e liqenoreve. 12-7 dhe 14-8, flasin qartë që Pogradeci nuk i fal miket që në fillim, ndërkohë që pas rezultatin 15-9, janë vendaset që shënojnë 7 pikë radhazi dhe e çojnë rezultatin në 22-9 dhe në fund 25-12 dhe 1-0 me sete për Pogradecin.

Seti i dytë i ndeshjes ndryshe nga i pari fillon mirë për mikët që kryesojnë 1-5, ndërkohë që pogradecaret përpiqen shumë që të afrohen dhe e barazojnë rezultatin vetëm kur tabela shënon rezultatin 9-9. Pas këtij momenti loja ndryshon dhe liqenoret e rrjetës kryesojnë 14-11 dhe shënojnë edhe 6-të pikë radhazi duke e çuar rezultatin 20-11 dhe përfundimisht 25-17 dhe 2-0 me sete për vendaset.

Seti i tretë duke imitim i setit të dytë, teksa miket kryesojnë 0-2, ndërkohë që 4-4 më pas dhe direkt shkëputja 9-5. 15-9 është një tjetër diferencë e madhe në pikë dhe kështu Pogradeci shkon drejt fitores edhe të këtij seti. 20-13 dhe në fund 25-17, duke mbyllur krejt ndeshjen 3-0 në një orë lojë.

Me këtë fitoe Pogradeci ngjitet në kuotën e 11 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit dhe duke arritur për momentin objektivin që ka, por janë ende javë për tu luajtur deri në fund të kampionatit.

Suksese vajzave të Pogradecit për fitoren e sotme.

Pogradeci’s women’s volleyball team secured an important victory this afternoon at home. Even though the win against Barleti Volley was expected, the crucial aspect is that, after this triumph, the lakeside girls now find themselves in fourth place— a position that guarantees participation in the “play-off” phase at the end of the championship.

Today’s victory was an easy one for Pogradeci, as they comfortably defeated the team from the capital in just one hour of play.

The first set started with a 3-0 lead for Pogradeci, followed by scores of 8-3 and 10-5, showing the home team’s dominance. With scores of 12-7 and 14-8, it was clear that Pogradeci was not giving the visitors any chances. After leading 15-9, the home team scored seven consecutive points, extending their advantage to 22-9 and ultimately winning the set 25-12, taking a 1-0 lead.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page