top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci në parket. Nesër me “këmbën e mbarë” ndaj Vllaznisë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 17
  • 2 min read

Pogradeci me shumë ambicie dhe me shumë blerje në merkaton dimërore, do të startojë nesër këtë vit me ndeshjen e parë zyrtare atë të Kupës së Shqipërisë. Pikërisht nesër (të shtunën) në pallatin e sportit “Arife Berberi” vajzat liqenore do të presin në shtëpi Vllazninë, me objektivin e vetëm fitore.

Në fakt pas ndeshjeve të deritanishme të Kupës, Pogradeci renditet në vendin e fundit në Grupin B me vetëm 1 pikë, ndërkohë që ndryshe nga rezultatet e vitit të kaluar, ky Pogradec është shumë herë më i fortë.

Madje në miqësoren e fundit që luajti ndaj kampioneve të Skënderbeut, Pogradeci e mposhti 3-0 në shtëpi skuadrën e Orlando Kojës, duke treguar “dhëmbët” në prag të një starti që sigurisht do të jetë ndryshe nga ai i vitit të kaluar.

Në Grupin B të Kupës, kryeson Tirana me 9 pikë, Partizani është në vendin e dytë me 8 pikë, Vllaznia ka 6 pikë dhe  Pogradeci vetëm 1 pikë.

Ndeshja e nesërme Pogradeci-Vllaznia do të startojë në orën 15:00 dhe tashmë edhe klubi pogradecar ka nxjerrë njoftimin për këtë ndeshje, duke kërkuar mbështetjen e tifozëve. Hyrja dkushton vetëm 100 lek dhe sigurisht që pritet një mbështetje e madhe për vajzat e Pogradecit.

Suksese nesër liqenore!

Pogradec is full of ambition and new signings in the winter market and will start its official matches tomorrow with the first game of the year in the Albanian Cup. Tomorrow (Friday), at the “Arif Berberi” sports hall, the lakeside girls will host Vllaznia, aiming only for victory.

[quads id=7]

In fact, after the Cup matches so far, Pogradec is ranked last in Group B with just 1 point. However, unlike last year’s results, this year’s Pogradec is much stronger. In fact, in the last friendly match against the champions of Skënderbeu, Pogradec defeated the team of Orlando Koja 3-0 at home, showing their strength ahead of a season that will definitely be different from last year.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page