top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci shpartallon Dinamon në javën e 6-të

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 19, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463888347_17844433128338007_5968393630984128148_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-43.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-48.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-40.jpg

Pogradeci-Dinamo 3-0

Sot në orën 17:00 në qytetin e liqenit u luajt java e 6-të e kampionatit kombëtar në volejboll për femra dhe më së fundi Pogradeci është rikthyer te fitorja.

Ka qenë një super ndeshje për volejbollistet e Pogradecit, ndërkohë që duhet thënë se ndeshja është komanduar nga fillimi në fund nga skuadra vendase që ka mposhtur në fund Dinamon me rezultatin e pastër 3-0.

Kjo ka qenë fitorja e parë e Pogradecit nën drejtimin e trajnerit të ri Besnik Lisha, ndërkohë që për Pogradecin është fitorja e dytë në 6-të javë kampionat.

Suksese vajzave të Pogradecit në këtë sezon që duket se kanë objektiva më të mëdha se sezoni i kaluar dhe ka ndërtuar një skuadër të denjë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page