top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu e nis me fitore në Durrës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 2 min read

Teuta-Skënderbeu 0-3

(17-25, 12-25, 20-25)

Skënderbeu e nisi sot fazën e dytë atje ku kishte lënë fazën e parë. Vajzat e Orlando Kojës e nisin me fitore të pastër ndeshjen e parë të fazës së dytë, teksa sot mposhtën pastr 3-0 Teutën brenda në Durrës. Ndërkohë kjo fitore ka emrin Elena Bego që ka shënuar jo pak, por në total 17 pikë dhe ka udhëhequr më së miri drejt fitores skuadrën bardhekuqe.

Seti i parë i ndeshjes nis me disa barazime të njëpasnjëshme 1-1, 3-3 dhe më pas Skënderbeu nis shkëputjen 5-9 dhe 6-14. Pas këtij momenti nuk ëhstë se ka shumë histori pasi bardhekuqet dinë të ruajnë avantazhin dhe kryesojnë vazhdimisht 12-17, 15-20 dhe në fund 17-25, duke kryesuar me sete 0-1.

Seti i dytë i ndeshjes ka të njëjtën pamje si të parin, pasi ka dy barazime 1-1 dhe 3-3, ndërkohë që kaq është historia e këtij seti. Kjo pasi Skënderbeu menjëherë kryeson 4-12, apo 5-7 diferencë shumë e thellë dhe që tregon supermacinë e Skënderbeut. 9-22 dhe në fund 2-25, një diferencë e admirueshme për të çuar setet në 0-2 për Skënderbeun.

Seti i tretë dhe i fundit fillon me avantazhin e Skënderbeu 2-5 dhe menjëherë 8-5 për Teutën. Ky set duket i bukur në parket, teksa më pas gjendja e pikëve është 10-6 dhe diferenca më e thellë e Teutës është 13-8. Pas këtij momenti zgjohet Skënderbeu që nguston diferencën e pikëve në 17-14 dhe barazimi do të ishte në momentin që tabela shënon 20-20. Pesë pikë të njëpasnjëshme të vajzave bardhekuqe dhe përfundimisht 20-25 dhe gjithçka mbyllet 0-3 për Skënderbeun.

Një fitore e pastë që ngjit Skënderbeun në kuotën e 23 pikëve në krye të tabelës së klasifikimit, shkëputur nga kundërshtaret e tjera.

Suksese vajzave bardhekuqe dhe kapitenes Elena Bego që sot ka qenë më e mira në parket!

Suksese Kojës dhe Haxhillarit! Skënderbeu javën e ardhshme pret Dinamon në pallatin e sportit “Tamata Nikolla”.

Skënderbeu started the second phase exactly where they left off in the first phase. Orlando Koja’s girls began the second phase with a clean victory, as they defeated Teuta 3-0 today in Durrës.

This victory bears the name of Elena Bego, who scored no less than 17 points in total and led the white-and-red team to victory in an outstanding manner.

The first set of the match started with several consecutive ties at 1-1, 3-3, and then Skënderbeu began to pull ahead at 5-9 and 6-14. After that moment, there was not much of a contest, as the white-and-red team maintained their advantage and continued to lead at 12-17, 15-20, and finally 17-25, taking a 0-1 lead in sets.

The second set of the match followed a similar pattern to the first, with two initial ties at 1-1 and 3-3, but that was the extent of Teuta’s resistance. Skënderbeu immediately took control, leading 4-12 and then 5-17, a significant gap that showcased their dominance. The score stretched to 9-22 and ultimately 12-25, securing a commanding 0-2 lead in sets for Skënderbeu.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page