VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu gati për Vllazninë. Kampionet në top-formë!
- Korca Boom
- Feb 12
- 2 min read
Skënderbeu në volejboll për femra është në përgatitjet e fundit përpara ndeshjes të së premtes, teksa në datën 14 shkurt në orën 14:00 Vllaznia-Skënderbeu do të jetë sfida e javës së 10-të e kampionatit kombëtar, një ndeshje që për kampionet vlen vetëm 3 pikë të tjera në renditje.
Sot po sjellim këtë foto që shikoni, teksa janë vajza të ekipit dhe zv/trajneri Olsi Haxhillari, moment nga seanca e fundit stërvitore, teksa vajzat duken optimiste dhe entuziaste që edhe Vllazninë kanë për ta kaluar me sukses këtë javë.
Në këtë foto janë, Gohzlana Moulla, Elizabeth Sandoval dhe Kejda Kodra, të cilat duken të qeshura dhe optimiste në maksimum, ndërkohë që po kaq optimiste janë edhe gjithë vajzat e grupit dhe trajneri Orlando Koja.
Skënderbeu për momentin ndodhet në krye me 26 pikë, ndërkohë që Partizani dhe Tirana kanë nga 21 pikë. Përsa i përket Vllaznisë, ndodhet në vendin e 6-të me 9 pikë.
Suksese kampioneve të premten në Shkodër dhe me fitore!
Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025
FAZA I
Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3
Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0
Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3
Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1
Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0
Java 7 Tirana-Skënderbeu 2-3
FAZA II
Java 8 Teuta-Skënderbeu 0-3
Java 9 Skënderbeu-Dinamo 3-0
Java 10 Vllaznia-Skënderbeu 14 shkurt 2025 Ora 14:00
Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley 22 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 12 Pogradeci-Skënderbeu 14 mars 2025 Ora 17:00
Java 13 Partizani-Skënderbeu 21 mars 2025 Ora 17:00
Java 14 Skënderbeu-Tirana 28 mars 2025 Ora 17:00
Skënderbeu’s women’s volleyball team is in its final preparations ahead of Friday’s match. On February 14th at 14:00, Vllaznia vs. Skënderbeu will be the highlight of the 10th round of the national championship, a match where the reigning champions are aiming for nothing less than another 3 points in the standings.
Today, we bring you this photo featuring some of the team’s players and assistant coach Olsi Haxhillari during their final training session. The players appear optimistic and enthusiastic, confident that they will successfully overcome Vllaznia this week as well.
In the photo, you can see Gohzlana Moulla, Elizabeth Sandoval, and Kejda Kodra, all smiling and radiating optimism, just like the rest of the team and head coach Orlando Koja.
Skënderbeu currently leads the standings with 26 points, while Partizani and Tirana follow with 21 points each. Meanwhile, Vllaznia sits in 6th place with 9 points.
Good luck to the champions on Friday in Shkodër—onward to victory!
“KORÇA BOOM”