VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu mposht Ferizajn në Kosovë
- Korca Boom
- Jan 26
- 3 min read
Ferizaj-Skënderbeu 1-3
(15-25, 14-25, 26-24, 18-25)
Skënderbeu në volejboll për femra ka fituar sot në Kosovë në përballjen ndaj Ferizaj me rezultatin 3-1, duke shënuar edhe 3 pikë të tjera në tabelën e klasifikimit për Grupin A në Ligën “Gjergj Kastrioti”. Korçaret e rrjetës kryesojnë me 10 pikë.
Në ndeshjen e mbrëmjes së sotme të orës 20:00 Skënderbeu ndaj Ferizaj në Kosovë e nisi mirë setin e parë, duke kryesuar 0-5 që në start, ndërkohë që ky avantazh i jep qetësi dhe bardhekuqet e kanë të lehtë të udhëheqin edhe në vazhdim. 3-10, 5-13 janë disa rezultate që tregojnë se ky set është i lehtë dhe më pas 8-15, 11-22 bëjnë që Skënderbeu këtë set ta fitojë 15-25 dhe 0-1 me sete.
Në setin e dytë Ferizaj kryeson vetëm në rezultatin 3-2, ndërkohë që më pas Skënderbeu përmbys shpejt 3-7 dhe 7-12 dhe sërish duket një set i lehtë me shifrat e mëpasme 8-16, apo edhe 12-22. Ky set mbyllet 14-25 për Skënderbeun dhe gjendja e seteve shkon në 0-2 për juglindoret.
Seti i tretë është edhe më i bukuri dhe me rivalitet nga fillimi në fund. Skënderbeu e nis mirë pasi kryeson 2-5, ndërkohë që barazimi i parë vjen në shifrat 6-6. Më pas barazimi i radhës vjen në 11-11, duke mos kaluar asnjë skuadër përpara dhe kjo tregon balancim në parket. 14-14, 17-17 apo edhe 20-20 bëjnë që të duket se ky set po shkon pika-pikës deri në fund. 24-24 dhe dy pikët e fundit i takojnë Ferizaj që fiton 26-24 dhe duke bërë që setet tashmë të ngushtohen në 1-2 për Skënderbeun.
Në setin e katërt janë bardhekuqet që kryesojnë që në fillim dhe nuk kanë ndërmend që të falin. Barazimi i parë dhe i fundit i këtij seti është ai 6-6 dhe më pas Skënderbeu fillon shkëputjen. 8-11, 14-19 është diferenca që i jep qetësi Skënderbeut të Orlando Kojës dhe 16-20, 18-23 dhe në fund të setit 18-25 bëjnë që krejt ndeshja të përfundojë 1-3 në favor të Skënderbeut.
Një fitore e merituar e vajzave bardhekuqe sot në mbrëmje vonë në Kosovë dhe kjo bën që Skënderbeu të kryesojë Grupin A me 10 pikë, 4 pikë diferencë nga ndjekësi më i afërt Skënderaj.
Nesër, pra të dielën në orën 12:30 në mesditë Skënderbeu do të luajë ndaj Skënderaj, ndeshje që do të vendosë edhe fatet e vendit të parë, pasi një fitore tjetër e Skënderbeut do të bënte që të mbyllej dilema e vendit të parë.
Urime vajzave të Skënderbeut për këtë fitore!
Renditja e Grupit A
Skënderbeu 10 pikë
Skënderaj 6 pikë
Ferizaj 6 pikë
Tirana 2 pikë
Skënderbeu in women’s volleyball won today in Kosovo against Ferizaj with a score of 3-1, earning 3 more points in the Group A standings of the “Gjergj Kastrioti” League. The team from Korça is leading the standings with 10 points.
In this evening’s match at 20:00, Skënderbeu started the first set well, leading 0-5 from the beginning, and this advantage provided them with calmness, making it easy to continue leading. Scores such as 3-10 and 5-13 show that this set was easy for them, and later, with scores of 8-15 and 11-22, Skënderbeu won the first set 15-25, leading 0-1 in sets.
In the second set, Ferizaj led briefly at 3-2, but Skënderbeu quickly reversed the score to 3-7 and 7-12, and again the set seemed easy, with later scores of 8-16 and 12-22. This set ended 14-25 in favor of Skënderbeu, bringing the total set score to 0-2 for the team from southeastern Albania.
“KORÇA BOOM”


















