top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu mposht Vllazninë në Shkodër, fal vetëm 1 set

  • Feb 13, 2025
  • 2 min read

Vllaznia-Skënderbeu 1-3

(25-18, 23-25, 20-25, 23-25)

Skënderbeu në volejboll për femra ka startuar sot ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit kombëtar me një fitore të bukur dhe me shumë rivalitet, duke lëshuar vetëm 1 set, ndërkohë që tre sete të tjera kanë folur për Skënderbeun e Orlando Kojën.

Me këtë fitore të sotme Skënderbeu “fluturon” në krye të tabelës së klasifikimit me 29 pikë, ndërkohë që shikon larg në vendin e dytë dhe të tretë Partizanin me Tiranën që të dyja kanë nga 21 pikë, pra 8 pikë diferencë nga bardhekuqet.

Në ndeshjen e sotme sot në Shkodër duhet thënë se ka qenë një start jo fort i mirë për Skënderbeun, teksa starti në fakt ka qenë për korçaret që kryesojnë 2-3, 4-5 dhe rezultati për herë të parë barazohet në 10-10, pas këtij momenti janë vendaset që kryesojnë 15-11, një diferencë që u jep mundësi të ruajnë këtë avantazh. 18-13 dhe më pas 20-17, gjë që tregon se Skënderbeu përpiqet të afrohet, por Vllaznia shënon 4 ikë radhazi dhe çon rezultatin në 24-17 dhe më pas seti i parë mbyllet 25-18 në favor të Vllaznisë.

Seti i dytë i takimit fillon edhe kthesën e Skënderbeut, teksa qysh në start kryeson 2-6 dhe më pas 4-10 e 10-15, diferencë që duket se u jep avantazhin e duhur korçareve të rrjetës. 13-19 dhe 14-21, janë pikë që çojnë Skënderbeut drejt fitores në këtë set, ndërkohë që Vllaznia edhe pse përpiqet që në fund, shifrat përfundimtare 23-25, duke barazuar tashmë setet në 1-1.

Seti i tretë i ndeshjes sjell barazimin e parë dhe të fundit të këtij seti 3-3, ndërkohë që Skënderbeu kryeson vazhdimisht në 5-9, 7-10, 11-14, apo edhe 14-20, diferencë e sigurtë për një tjetër fitore në këtë set dhe përfundimisht 20-25 dhe 1-2 për Skënderbeun në Shkodër.

Seti i katërt dhe i fundit i ndeshjes fillon me një rezultat të thellë për Skënderbeun 1-8, ndërkohë që ky rezultat ngushtohet disi në 9-13. Sërish një tjetër shkëputje e Skënderbeu 11-19, por është Vllaznia që nuk dorëzohet kollaj dhe ngushton shifrat në 17-21. 22-23 afrohet edhe më shumë Vllaznia, por është Skënderbeu që tregohet i saktë në fund dhe e mbyll 23-25 dhe përfundimisht 1-3, në një ndeshje që ka zgjatur 1 orë e 51 minuta, por me një fitore të bukur të Skënderbeut në transfertën e Shkodrës.

Suksese Skënderbeut që kryeson kampionatin me 29 pikë, me 10 fitore në 10 javë.

Skënderbeu in women’s volleyball kicked off the 10th round of the national championship today with a beautiful and highly competitive victory, conceding only one set, while the other three sets were dominated by Orlando Koja’s team.

With today’s win, Skënderbeu “flies” to the top of the standings with 29 points, leaving behind Partizani and Tirana in second and third place, both with 21 points—an 8-point lead for the white-and-red team.

In today’s match in Shkodër, Skënderbeu had a rather slow start. The match began with the Korçë team leading 2-3, 4-5, before Vllaznia equalized at 10-10. After this moment, the home team took control, leading 15-11 and maintaining their advantage at 18-13 and later 20-17. Skënderbeu attempted to close the gap, but Vllaznia scored four consecutive points, reaching 24-17, before closing the first set 25-18 in their favor.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page