top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nesër ndaj Barletit për fitoren numër 11-të në kampionat

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 22
  • 2 min read

Skënderbeu në volejboll për femra pas fitores për Kupë në mesjavë ndaj Partizanit në kryeqytet dhe duke qenë një hap larg finales, ditën e nesërme do të kthehet të luajë në kampionat, këtë herë në shtëpi dhe do të presë Barleti Volley.

Është java e 11-të e kampionatit kjo e nesërmja dhe një tjetër fitore në këtë përballje do të thotë që kreu është thuajse i hipotekuar nga kampionet në fuqi të volejbollit shqiptar.

Takimi i nesërme në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” do të startojë në orën 17:00 dhe pritet një tjetër mbështetje e madhe e tifozërisë që mezi presin fazën e “play-off”-it për të kurorëzuar edhe këtë sezon me titullin kampion këtë Skënderbe.

Ndërkohë që nesër luhet java e 11-të e kampionatit, kujtojmë që të martën e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit e Kupës ndaj Partizanit dhe janë dy përballje në harkun kohor të katër ditëve në shtëpi për bardhekuqet.

Suksese nesër kampione!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1

Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0

Java 7 Tirana-Skënderbeu 2-3

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu 0-3

Java 9 Skënderbeu-Dinamo 3-0

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu 1-3

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

Skënderbeu in Women’s Volleyball: After winning the Cup match midweek against Partizani in the capital and being one step away from the final, they will return to league action tomorrow. This time, they will play at home, hosting Barleti Volley.

Tomorrow marks the 11th round of the championship, and another victory in this match would almost secure the top spot for the reigning champions of Albanian volleyball.

The match will take place at the “Tamara Nikolla” Sports Palace, starting at 17:00, and strong support from the fans is expected as they eagerly await the playoff stage, hoping to see Skënderbeu crowned champions once again this season.

While the 11th round is scheduled for tomorrow, it’s important to note that next Tuesday, the return leg of the Cup match against Partizani will take place. This means two home matches for the white-and-red team within a span of four days.

Good luck tomorrow, champions!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page