top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nesër ndaj Partizanit për të siguruar finalen e madhe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 24
  • 2 min read

Skënderbeu në volejboll për femra nesër luan ndeshjen e kthimit gjysëmfinale të Kupës së Shqiëprisë atë ndaj Partizanit, teksa kujtojmë që një javë më parë bardhekuqet fituan 3-1 në kryeqytet dhe tashmë duhet edhe një fitore nesër për të siguruar finalën e Kupës së Shqipërisë dhe trofeun që mezi e presin në juglindje.

Sigurisht që nesër në Korçë pritet një numër i madh sportdashësish në shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla” edhe për atë se vjen Partizani, ndërkohë që volejbollistet bardhekuqe premtojnë spektakël dhe kualifikimin në finale.

Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit finalet e Kupës së Shqipëërisë do të luhen në qytetin juglindor më 15 mars, një shtysë më shumë për Skënderbeun për të siguruar një tjetër trofe në arkiv.

Finalja e Kupëss ë Shqipërisë për femra me shumë mundësi do të jetë Skënderbeu-Tirana dhe prandaj klubi bardhekuq u ka bërë thirrje tifozëve ditën e sotme që nesër të jenë të shumtë në orën 17:00 në pallatin e sportit, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës.

Suksese nesër Skënderbe!

Njoftimi i klubit shumësportësh “Skënderbeu”:

“Të martën datë .25 shkurt ora 17:00 në pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në volejboll femra. Pas fitores nje javë më parë ndaj Partizanit ekipi yne është një hap larg finales. Të gjithë në mbështetje të vajzave!

Finalet e Kupës së Shqipërisë për herë të parë sivjet do të zhvillohen në qytetin tonë në datë 15 mars 2025

Forca Skënderbe!”

Skënderbeu in women’s volleyball will play the second leg of the Albanian Cup semi-final against Partizani tomorrow. A week ago, the red and whites secured a 3-1 victory in the capital, and now they need just one more win to book their place in the final and claim the long-awaited trophy in the southeastern city.

A large number of fans are expected to fill the stands of the “Tamara Nikolla” sports hall in Korçë, not only because of the importance of the match but also due to the presence of Partizani. Meanwhile, Skënderbeu’s volleyball players have promised a spectacle and qualification to the final.

Unlike previous years, this year’s Albanian Cup finals will be held in the southeastern city on March 15—a strong motivation for Skënderbeu to secure another trophy for their collection.

The women’s Albanian Cup final is likely to be Skënderbeu vs. Tirana, which is why the red and white club has called on fans today to show up in large numbers tomorrow at 17:00 at the sports hall to support their beloved team.

Good luck tomorrow, Skënderbeu!

Official announcement from the Skënderbeu multi-sports club:

“On Tuesday, February 25, at 17:00, the second leg of the Albanian Cup semi-final in women’s volleyball will take place at the ‘Tamara Nikolla’ Sports Hall. After last week’s victory against Partizani, our team is just one step away from the final. Let’s all support the girls!

For the first time, the Albanian Cup finals will be held in our city on March 15, 2025.

Força Skënderbeu!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page