VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu nesër pret Tiranën në “Tamara Nikolla”
- Korca Boom
- Jan 27
- 2 min read
Skënderbeu në volejboll për femra nesër luan ndeshjen e fundit të grupeve të Lugës “Gjergj Kastrioti” dhe kjo përballje e fundit do të luhet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Pas dy ndeshjeve në Kosovë të luajtura pak ditë më parë erdhi radha e një ndesheje në shtëpi dhe Skënderbeu është gati për të mposhtur Tiranën dhe për të siguruar vendin e parë në Grupin A.
Skënderbeu i Orlando Kojës u mposht në ndeshjen e fundit 3-2 nga Skënderaj në Kosovë dhe sigurisht që ka si objektiv renditjen në krye të grupit dhe më pas përballjet në gjysëmfinalet e Ligës.
Sigurisht që përballjet me Tiranën gjithmonë anë qenë interesante dhe të bukura, ndërkohë që me mbështetjen e tifozëve bardhekuq Skënderbeu premton spektakël nesër në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”.
Një ndeshje si kjo e së martës në mbrëmje nuk duhet humbur dhe pritet që pallati i sportit të jetë plot e përplot, në fund të fundit vjen Tirana. Skënderbeu ka si objektiv edhe fitimin e Ligës “Gjergj Kastrioti”, por pasi të sigurojë vendin e parë nesër, do të përqëndrohet më pas te ndeshjet e kampionatit.
Suksese nesër ndaj Tiranës vajzave bardhekuqe! Dhe me fitore!
Renditja e Grupit A
Skënderbeu 11 pikë
Ferizaj 9 pikë
Skënderaj 8 pikë
Tirana 2 pikë
Skënderbeu in women’s volleyball will play its final group match of the “Gjergj Kastrioti” League tomorrow, and this decisive match will take place at the “Tamara Nikolla” sports hall. After two matches played in Kosovo a few days ago, it’s time for a home game, where Skënderbeu is ready to defeat Tirana and secure first place in Group A.
The team, led by Orlando Koja, was defeated in the last match 3-2 by Skënderaj in Kosovo, but the goal remains to top the group standings and then move on to the semifinals of the League.
Matches against Tirana have always been exciting and competitive, and with the support of the red-and-white fans, Skënderbeu promises a spectacle tomorrow at 5:00 PM at the “Tamara Nikolla” sports hall.
“KORÇA BOOM”