top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu sfidon Partizanin të martën në gjysmëfinalen e parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 15
  • 2 min read

Erdhi momenti i ndeshjeve vendimtare të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra dhe kemi mbërritur në fazën gjysmëfinale, teksa të martën më 18 shkurt 2025 luhet dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Teuta-Tirana dhe Partizani-Skënderbeu janë dy çiftet gjysmëfinale, teksa më pas nga këto përballje do të kemi edhe finale e këtij edicioni.

Skënderbeu si skuadra e parë e Grupit A ka gjetur në gjysmëfinale Partizanin skuadër që u rendit në vendin e dytë në Grupin B dhe për këtë ndeshja e parë do të luhet në kryeqytet.

Pikërisht të martën e 18 shkurtit në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të luhet ndeshja e parë, ndërkohë që ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë, pra më 25 shkurt në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”. Këto gjysmëfinale luhen me nga dy ndeshje dhe në rast barazimi, në ndeshjen e kthimit që i përket në qytetin juglindor luhet edhe Golden Seti, pra një set i vetëm që përcakton fituesin.

Ky është avantazhi që ka Skënderbeu si skuadra e renditur në krye të Grupit A, ndërkohë që Skënderbeu i Orlando Kojës, beson shumë që qysh në ndeshjen e parë të martën në kreyqytet, fitorja do të jetë për kampionet e rrjetës.

Objektivi edhe këtë sezon janë fitimi i të gjitha trofeve dhe trofeu i Kupës është një tjetër objektiv që Skënderbeu beson shumë që do ta arrijë.

Suksese vajzave bardhekuqe në ndeshjen e parë në kryeqytet ndaj Partizanit!

Kupa e Shqipërisë (gjysmëfinalet)

Partizani-Skënderbeu (18.02.2025) Ora 18:00

Skënderbeu-Partizani (25.02.2025) Ora 17:00

The decisive moment of the Albanian Cup in women’s volleyball has arrived, as we have reached the semi-final stage. On Tuesday, February 18, 2025, the two semi-final matches of the Albanian Cup will take place. The semi-final matchups are Teuta vs. Tirana and Partizani vs. Skënderbeu, with the winners advancing to the final of this edition.

Skënderbeu, as the top team of Group A, faces Partizani, which finished second in Group B. The first leg of this encounter will be played in the capital.

Specifically, on Tuesday, February 18, at 18:00, the first leg will take place at the “Asllan Rusi” Sports Palace, while the return match is scheduled for a week later, on February 25, at the “Tamara Nikolla” Sports Palace. These semi-finals are played over two matches, and in case of a tie, a Golden Set—a single set that determines the winner—will be played in the return match in the southeastern city.

This rule serves as an advantage for Skënderbeu, given their top ranking in Group A. Meanwhile, Orlando Koja’s Skënderbeu squad is confident that they can secure victory in the first match in the capital.

Their objective remains winning all available trophies this season, and lifting the Cup is a key goal that Skënderbeu is determined to achieve.

Good luck to the red-and-white girls in their first match in the capital against Partizani!

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page