top of page

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu U-20 në finalet e Kupës Rinia. Bardhekuqet kërkojnë trofeun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 13, 2024
  • 1 min read

Nesër dhe pasnesër Skënderbeu U-20 në volejboll për femra, skuadra tjetër pretendente për të gjitha trofetë e sezonit do të luajë në Kupën Rinia dhe është skuadra për t’u mundur.

Vajzat bardhekuqe nën drejtimin e trajnerit Olsi Haxhillari do të luajnë së pari gjysmëfinalen ndaj Apollonisë, ndërkohë që padiskutim objektiv kanë finalen dhe më pas trofeun.

Këtë njoftim e ka dhënë së fundmi edhe FSHV-ja, që citon si më poshtë:

Kupa Rinia / U20 Femra

Gjysmëfinale / Finale

14/15 Dhjetor

Pallati Sportit “Arjana Arapi”, Rrëshen

Do të luhen ditën e Shtunë në ambientet e Pallatit të Sportit “Arjana Arapi” në Rrëshen 2 takimet gjysmëfinale të Kupës Rinia për Kategorinë U20/femra

Takimi i parë do të jetë ai midis Dinamos dhe Farka Volley që do të luhet në orën 11:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet në orën 13:00 midis Skënderbeut dhe Apollonisë.

FINALJA do të luhet ditën e Diel në orën 12:00.

Federata Shqiptare e Volejbollit i uron suksese ekipeve pjesëmarrëse U20/femra.

Tomorrow and the day after tomorrow, Skënderbeu U-20 women’s volleyball team, another contender for all the trophies this season, will compete in the Youth Cup and is the team to beat.

The white-and-red girls, led by coach Olsi Haxhillari, will first play the semifinal against Apollonia. Undoubtedly, their objective is to reach the final and then claim the trophy.

“KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page