VOLEJ FEMRA/ Sot dueli i fundit i fazës së parë. Skënderbeu gati të “kafshojë” edhe Tiranën!
- Korca Boom
- Oct 25, 2024
- 2 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/463930398_10234566505289688_8220660445186244951_n.jpg
Skënderbeu sot luan ndeshjen e fundit të fazës së parë në kampionatin kombëtar në volejboll për femra, ndërkohë që pas 6 javëve të para dhe pas 6 fitoreve radhazi është radha që skuadra e Orlando Kojës të luajë edhe përballjen e fundit me Tiranën, një tjetër skuadër e fortë dhe pretendente për vendet e kreut.
Pikërisht sot në orën 18:00 në kryeqytet luhet ndeshja Tirana-Skënderbeu dhe Skënderbeu është gati ta mposhtë edhe Tiranën dhe të konfirmojë se është skuadra për t’u mundur dhe gati për të qenë kampione e padiskutueshme këtë sezon.
Në javën e kaluar me Partizanin, bardhekuqet e rrjetës treguan se nuk kanë rivalë në këtë sezon, por është Tirana sot pengesa e fundit e konfirmimit të kreut.
Me 18 pikë të plota, Skënderbeu është përgatitur që ta fitojë edhe duelin e sotëm, ndërkohë që me mbylljen e javës së 7-të mbyllet faza e parë, teksa kampionati do të rikthehet sërish në fundin e janarit të vitit të ardhshëm.
Sigurisht që vajzat e Skënderbeut janë gati të bëjnë detyrën edhe sot dhe prandaj nuk na ngelet gjë tjetër, vetëm t’u urojmë fitore.
Suksese sot dhe me fitore Skënderbe!
Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025
FAZA I
Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1
Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3
Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0
Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3
Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1
Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0
Java 7 Tirana-Skënderbeu 25 tetor 2024 Ora 18:00
FAZA II
Java 8 Teuta-Skënderbeu 31 janar 2025 Ora 14:00
Java 9 Skënderbeu-Dinamo 8 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 10 Vllaznia-Skënderbeu 14 shkurt 2025 Ora 14:00
Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley 22 shkurt 2025 Ora 17:00
Java 12 Pogradeci-Skënderbeu 14 mars 2025 Ora 17:00
Java 13 Partizani-Skënderbeu 21 mars 2025 Ora 17:00
Java 14 Skënderbeu-Tirana 28 mars 2025 Ora 17:00
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”