top of page

VOLEJ FEMRA/ Sot starton faza e dytë. Skënderbeu për fitore në Durrës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 31
  • 1 min read

Teuta-Skënderbeu është ndeshja e parë e fazës së dytë të kampionatit kombëtar në volejboll për femra, ndërkohë që më poshtë po sjellim edhe kalendarin e fazës së dytë, një fazë ku Skënderbeu fillon sot rrugëtimin e vet në Durrës me objektivin e vetëm që në fund të sjellë sërish në qytetin juglindor titullin kampion.

Sot në orën 14:00 do të jetë përballja e parë e fazës së dytë dhe sigurisht që Skënderbeu ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar për të rifilluar atje ku e la, me fitore edhe pse është një ndeshje transferte.

Kujtojmë që Skënderbeu kryeson kampionatin 20 pikë, ndërkohë që në vendin e dytë renditet Partizani me 18 pikë. Teuta që do të jetë kundërshtari i sotëm ndodhet në vendin e katërt me 10 pikë.

I urojmë sot suksese vajzave të Orlando Kojës dhe me fitore!

Më poshtë po sjellim kalendarin e fazës së dytë:

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                             SOT           Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page