top of page

VOLEJ FEMRA/ Surprizon Pogradeci, mposht edhe Partizanin në kryeqytet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 21
  • 2 min read

Partizani-Pogradeci 0-3

(28-30, 15-25, 15-25)

Pogradeci po shtang të gjithë nga ndeshja në ndeshje, teksa fitorja e sotme 0-3 në kryeqytet ndaj Partizanit konfirmoi faktin se pogradecaret do të jenë tamam rivale në këtë sezon dhe një “kockë” e fortë për të gjitha skuadrat e tjera.

Sot ka ardhur fitorja e radhës dhe mund të quhet një fitore e madhe edhe pse ishte për Kupën e Shqiprisë. Të mposhtësh 0-3 Partizanin në kryeqytet nuk është e lehtë dhe këtë e bëri realitet Pogrdeci, që siguroi një fitore me shumë vlera.

Seti i parë i ndeshjes ishte edhe seti maratonë, pasi u dëshën disa herë pikët shtesë në fundin e saj. Ky set nis me barazimet 1-1, 3-3 dhe 8-8, ndërkohë që pogradecaret kryesojnë hera-herës. 11-13, 15-17 janë disa avantazhe, ndërkohë që pranë fundit të setit të parë ka sërish balancim në 21-21. 24-24 është rezultati përpara dy pikëve shtesë, ndërkohë që Pogradeci sërish  24-25 dhe përsëri barazim 25-25. Edhe në pikët e tjera janë pogradecaret që dalin një pikë përpara, por u desh deri në pikën e 30-të për t’u mbyllur seti duke e fituar 28-30 dhe 0-1 për miket.

Seti i dytë i ndeshjes u jep zemër pogradecareve që kanë edhe moralin e lartë, ndërkohë që kryesojnë 4-5 dhe barazimi 6-6 është i pari dhe i fundit pasi më tej loja flet për pogradecaret. 11-13, 12-15 dhe 14-20 flasin qartë që Partizani e ka të pamundur të rivalizojë në këtë set që fitohet 15-25 dhe rezultati i seteve shkon në 0-2.

Seti i tretë dhe i fundit është fotokopje e setit të dytë. 7-7 është rezultati dhe pikët që tregojnë barazpeshë dhe më pas 9-16, 11-19 dhe përfundimisht 15-25 duke mbyllur krejt ndeshjen në 0-3.

Një fitore e madhe dhe fantastike për Pogradecin që absolutisht meriton fjalët më të mira për këtë ecuri të jashtëzakonshme.

Suksese vajzave liqenore!

Pogradeci has stunned everyone from match to match, as today’s 0-3 victory in the capital against Partizani confirmed that the team from Pogradec will truly be contenders this season and a tough opponent for all other teams.

Today marked another victory, which can be considered a great triumph even though it was for the Albanian Cup. Beating Partizani 0-3 in the capital is no easy feat, and Pogradeci made it a reality, securing a highly valuable win.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page