top of page

VOLEJ FEMRA/ Pogradeci thirrje tifozëve për mbështetje të enjte ndaj Skënderbeut!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Ndeshja e parë e “play-off”-it në volejboll për femra luhet ditën e enjte, pra vetëm dy ditë më vonë dhe padiskutim që gjithë vëmendja në datën 10 prill do të jetë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, teksa në orën 17:00 do të luhet derbi juglindor Skënderbeu-Pogradeci në volejboll për femra.



Sigurisht që pritet të jetë një ndeshje për të mos u humur nga të gjithë, ndërkohë që përpos tifozërisë bardhekuqe që do të jetë e shumtë, pritet që të ketë edhe tifozë nga Pogradeci të cilët për herë të parë në histori do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës.


Madje, ditën e sotme ka qenë klubi liqenor që u ka bërë thirrje tifozëve nëpërmjet faqes së vet zyrtare që të mbështesin ekipin e zemrës.


Ja dhe postimi në faqen zyrtare të Pogradecit ku shkruhet:


“Ndeshjen e parë të fazës play-off me ekipin e Skënderbeut e luajmë në Korçë ditën e Enjte, datë 10 Prill, ora 17:00!

Ju mirëpresim për të mbështetur vajzat tona!”



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page