VOLEJ MESHKUJ/ Mbyllet faza e parë. Super Skënderbeu blindon vendin e dytë. Ja renditja!
- Korca Boom
- Nov 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/465001781_18288150424235818_1469789521831603235_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/465018754_18288150433235818_963357239966126029_n.jpg
Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mbyllur në mënyrën më të mirë fazën e parë të superligës, teksa i ka bërë një mbyllje që askush nuk e priste. Në këtë mënyrë pas 6 javëve të para Skënderbeu i Arben Priftit e shikon veten në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit. Në fillim të sezonit Skënderbeu dhe më konkretisht klubi shumësportësh menduan që të ndërtonin një skuadër të denjë dhe të paktën pas xhiros së parë ia kanë dalë.
Fitorja e fundit Tirana-Skënderbeu 2-3 ka qenë një tjetër fitore e madhe për djemtë e rrjetës së Skënderbeut, që me 4 fitore në 6 javë konfirmojnë së kanë një skuadër të denjë. Në vendin e parë ndodhet Partizani me pikë të plota 18, ndërkohë që Skënderbeu vjen menjëherë pas vendit të parë.
Më poshtë sjellim edhe rezultatet e javës së fundit dhe renditjen përfundimtare të fazës së parë, të konfirmuar ditën e sotme nga vetë Federata Shqiptare e Volejbollit.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”