top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Partizani fiton Kupën e Shqipërisë në Korçë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 15
  • 1 min read

PARTIZANI fitues i trofeut “Kupa e Shqipërisë”.

Ka përfunduar para pak minutash finalja e meshkujve e vlefshme për “Kupa e Shqipërisë” sezoni 2024-2025.

Të kuqtë mundën Tiranën në finale me rezultatin 3 me 0, takim i luajtur në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë.

Lojtari MVP i ndeshjes u shpall kapiteni i Partizanit Osman Qepa. Çmimi u dorëzua nga Zv.Presidenti i FSHV, Z. Konalsi Gjoka.

Trofeu për ekipin fitues u dorëzua nga Presidenti i FSHV-së, Z. Erlind Pëllumbi.

FSHV përshëndet ekipin fitues së trofeut.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page