top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu fitore me përmbysje ndaj Ferizaj në 2 orë e 9 minuta lojë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 26
  • 3 min read

Skënderbeu-Ferizaj 3-2

(20-25, 22-25, 25-23, 25-23, 15-10)

Skënderbeu ka mbyllur në këto momente një ndeshje maratonë në Farkë, duke mposhtur me përmbysje Ferizajn me rezultatin 3-2 në një ndeshje që zgjati plot 2 orë e 9 minuta.

Seti i parë i ndeshjes fillon me barazimet 2-2, 6-6 dhe 9-9, ndërkohë që Skënderbeu gabon në momente delikate dhe Ferizaj kryeson 14-16, 15-18 dhe me këtë diferencë përpiqet të ruajë avantazhin, gjë që e bën më së miri deri në fundin e setit të parë, që mbyllet 20-25 dhe 0-1 me sete për Ferizaj.

Seti i dytë duket si fotokopje e setit të parë, ku sërish barazimet janë të shumta. 4-4 dhe 8-8  janë pikët në momente e para, ndërkohë që Ferizaj krijon një diferencë në vazhdim, 9-14, dhe 14-18. Skënderbeu është i pafuqishëm për ta kthyer dhe dorëzohet edhe këtë set duke e humbur me shifrat e ngushta 22-25. 0-2 me sete për miqtë nga Kosova.

U desh seti i tretë që Skënderbeu të zgjohet, teksa pas barazimit të parë dhe të fundit 6-6 është Skënderbeu që fillon të jetë në avantazh edhe pse avantazhi është i ngushtë në pikë. 8-7, 12-11 dhe sërish barazimi 21-21. Skënderbeu i Arben Priftit luan më mirë në pikët e fundit dhe e fiton këtë set 25-23 dhe tashmë rezultati i seteve shkon në 1-2.

Seti i katër fillon menjëherë me shkëputje për Ferizaj që kryeson 1-4, ndërkohë që Skënderbeu jo vetëm që e barazon, por kalon edhe në avantazhin 9-8. Këtu fillon që loja të bëhet edhe më e bukur, teksa rezultati shkon në 12-14 për Ferizaj, ndërkohë që sërish kemi barazim në këtë set 15-15. Më pas sërish barazim 16-16 dhe këtu trajneri i Ferizajt merr pushim. Ferizaj luan më mirë dhe kalon sërish në avantazhin 17-19, 19-21 dhe këtu Skënderbeu barazon 21-21. Sërish pushim për kosovarët. Më tej 22-22, 23-23 dhe 25-23 për Skënderbeun, duke bërë që setet të barazohen tashmë në 2-2.

Seti i pestë dhe final i takimit nis me avantazhin 6-2 për Skënderbeun dhe menjëherë pushim për Ferizaj. Bardhekuqtë e rrjetës kanë një avantazh të administrueshëm, teska disa nga rezultatet e mëpsame të setit final janë, 8-4, 9-6, 12-8 dhe përfundmisht 15-10 në favor të Skënderbeut që arrin një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje nga 0-2 në 3-2.

Një fitore që mbyll përpara kohe vendin e parë në Grupin B me 14 pikë, ndërkohë që ndeshja e fundit ajo ndaj Studentit dy ditë më vonë do të jetë thjesht sa për statistikë.

Skënderbeu has just concluded a marathon match in Farka, overcoming Ferizaj with a comeback victory of 3-2 in a game that lasted a full 2 hours and 9 minutes.

The first set of the match began with ties at 2-2, 6-6, and 9-9. However, Skënderbeu faltered at critical moments, allowing Ferizaj to take the lead at 14-16, 15-18, and maintain this advantage effectively until the end of the set, which ended 20-25, giving Ferizaj a 1-0 lead in sets.

The second set unfolded as a mirror image of the first, with multiple ties early on at 4-4 and 8-8. Ferizaj then created a gap, pulling ahead to 9-14 and later 14-18. Skënderbeu was unable to mount a comeback and lost this set as well, albeit narrowly, with a score of 22-25. This left the visitors from Kosovo leading 2-0 in sets.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page