VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu me “pesë Yje”, shpartallon Studentin. Kreu është bardhekuq!
- Korca Boom
- Dec 12, 2024
- 2 min read
Skënderbeu-Studenti 3-0
(25-16, 25-20, 25-18)
Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka fituar në këto momente ndeshjen e mbrëmjes në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ndaj Studentit duke e mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 dhe duke e mbyllur në krye të Grupit B Ligën “Gjergj Kastrioti” me 9 pikë të plota.
Fitorja e sotme ishte e treta në harkun kohor të pak ditëve, teksa më parë Skënderbeu kishte mposhtur Ferizajn dhe më pas Pejën.
Sot në orën 18:00 u luajt ndeshja e tretë në qytetin juglindor ku Skënderbeu priti Studentin, ndërkohë që seti i parë i takimit ka qenë i thjeshtë për Skënderbeun. Qysh në start Skënderbeu kryeson 3-0, ndërkohë që më pas 7-2 dhe 13-7. Më pas korçarët komandojnë me qetësi duke kryesuar 20-12 dhe e mbyllin setin e parë 25-16, ndërkohë që ky set zgjat vetëm 19 minuta.
Në setin e dytë janë miqtë që kryesojnë në fillim, madje rezultati shkon në 1-5 dhe këtu fillon kthesa e Skënderbeut. Menjëherë bardhekuqtë do të barazonin 6-6 dhe këtu fillon dhe komanda e Skënderbeut. Më pas rezultati shkon në 9-8 po për bardhekuqtë dhe rezultatet më tej në këtë set të dytë shkojnë, 15-12, 18-15, 22-17 dhe në fund të setit 25-20, duke çuar gjendjen e seteve në 2-0, ndërkohë që seti i dytë zgjati 25 minuta.
Seti i tretë, nis me barazimet 4-4, 7-7, 8-8, 10-10, pra deri në këto momente loja është në barazpeshë. Më pas Skënderbeu shkëputet në 14-11, dhe këtu fillon diferenca që administrohet më së miri nga djemtë e trajnerit Arben Prifti. 19-14 është diferenca e radhës në setin e tretë, një diferencë që nuk ka problem për tu administruar më së miri deri në fund të setit, ku Skënderbeu e mbyll 25-18 dhe krejt ndeshjen me fitoren e pastër 3-0.
Në këtë mënyrë Skënderbeu e mbyll Grupin B të Ligës “Gjergj Kastrioti” në vendin e parë me 9 pikë të plota dhe me plot gojë mund të themi që ky Skënderbe është me “pesë Yje”.
Bravo djema! Bravo Skënderbe!
Skënderbeu in men’s volleyball has just won the evening match at the “Tamara Nikolla” sports hall against Studenti, defeating them with a clean 3-0 score and finishing at the top of Group B in the “Gjergj Kastrioti” League with a perfect 9 points.
“KORÇA BOOM”