top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu nuk ja del për në finalen e Kupës, por meriton një Bravo!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 25
  • 2 min read

Partizani-Skënderbeu 3-0

(25-22, 25- 16, 25-22)

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka luajtur sot në kyeqytet ndeshjen e dytë gjysmëfinale dhe sërish është mposhtur nga Partizani dhe në këtë mënyrë nuk ka arritur dot të shkojë në finalen e këtij trofeu.

Edhe në ndeshjen e parë në qytetin juglindor Partizani fitoi 3-0 dhe po me të njëjtin rezultat fitoi edhe sot, gjë që të tregon se në Shqipëri, Skënderbeu e ka të vështirë të rivalizojë vetëm të kuqtë, pasi vendin e dytë e ka të sigurtë.

Në ndeshjen e sotme të kthimit në kryeqytet, seti i parë ka nisur mirë për Skënderbeun që kryeson 1-3, ndërkohë që Partizani pas përpjekjeve barazon rezultatin në 6-6. Tre pikë për Partizanin dhe 9-6, ndërkohë që Skënderbeu pavarësisht përpiqet të afrohet sërish diferencat janë të ngushta 12-9, apo edhe 18-16. Në pikët e fundit është Skënderbue që bën mrekullinë dhe arrin të barazojë rezultatin në 21-21, por këtu është momenti që vendasit shkëputen dhe e fitojnë setin 25-21 dhe 1-0 me sete.

Seti i dytë është i vetmi set ku Skënderbeu nuk del dot në lojën e vet, pavarësisht se fillimi flet sërish për bardhekuqtë që kryesojnë 1-4 dhe barazimi vjen në pikët 5-5. 12-9 për Partizanin dhe të kuqtë fillojnë shkëputjen gradualisht 17-11, 20-13 dhe përfundimisht në këtë set 25-16 dhe 2-0 me sete për Partizanin.

Seti i tretë dhe i fundit i takimit vjen me disa barazime radhazi 3-3, 5-5 dhe pas këtij momenti Partizani ka një shkëputje të vogël me pikë. 9-7, 12-10 dhe 18-16, apo edhe 19-18, ndërkohë që miqtë nuk arrijnë që ta barazojnë rezultatin dhe në fund fiton Partizani 25-22 dhe krejt ndeshjen 3-2, duke kaluar në këtë mënyrë në finale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Gjithsesi, pavarësisht skualifikimit, Skënderbeu i Arben Priftit meriton fjalët më të mira dhe mbetet një skuadër e denjë në këtë sezon.

Skënderbeu’s men’s volleyball team played their second semifinal match today in the capital, but once again suffered defeat against Partizani, failing to reach the final of this tournament.

Just like in the first match in the southeastern city, Partizani won 3-0, repeating the same result today. This confirms that in Albania, Skënderbeu struggles to compete only against the Reds, as they have secured second place without much contest.

In today’s return match in the capital, the first set started well for Skënderbeu, who took an early 1-3 lead. However, Partizani managed to equalize at 6-6 after some effort. Three consecutive points for Partizani put them ahead 9-6, and although Skënderbeu tried to close the gap, the score remained tight at 12-9 and later at 18-16. In the final moments, Skënderbeu made an impressive comeback to level the score at 21-21, but this was the turning point where the home team pulled away and secured the set 25-22, taking a 1-0 lead.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page