top of page

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu për revansh ndaj Tiranës, të enjte dueli i shumëpritur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 8
  • 1 min read

Skënderbeu në volejboll për femra tashmë dihet që luan të enjte në orën 17:00 ndaj Pogradecit ndeshjen e parë të “play-off”-it, ndërkohë që nuk janë vetëm femrat, pasi dy orë më vonë, në orën 19:00 është lënë të luhet ndeshja tjetër e volejbollit por për meshkuj Skënderbeu-Tirana.



Skënderbeu si skuadra më e mirë që u rendit në vendin e tretë, ka përballë në “play-off” Tiranën që u rendit një vend më poshtë, në vendin e katërt. Dhe Skënderbeu është i avantazhuar, pasi ndeshjen e parë do ta luajë në shtëpi, ndërkohë që bardhkeuqtë e drejtuar nga Trajneri Arben Prifti kanë si objektiv trofeun e titullit edhe pse është e vështirë, pasi përballë me shumë mundësi në finale do të ketë Partizanin.


Gjithsesi së pari Skënderbeu duhet të mposhttë Tiranën në gjysmëfinale dhe duhet fitorja e parë të enjte për të qenë një hap larg finales. Pas femrave të enjte luhen meshkujt dhe kërkohet një tjetër mbështetje maksimale në pallatin e sportit ndaj një Tirane që sigurisht nuk është e lehtë për tu mundur, por jo e pamundur.


Suksese Skënderbe në këtë fazë! Forca djema!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page