Volejboll femra/ Kapitenia Elena Bego: Duam çdo trofe të sezonit
- Korca Boom
- Nov 1, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/462131394_10234370659673670_8636258053208165943_n.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/elena-bego-8.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/11/440144927_3731775590473960_1523077329944732607_n.jpg
Skuadra korçare në volejboll femra po përgatitet për ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, ndeshje që startojnë me ndarjen në grupe dhe më pas dy ekipet e vendeve të para në grupe do të ndeshen mes tyre për të nxjerrë ekipin fitues.
E pyetur rreth këtij kompeticioni kapitenia e korçareve Elena Bego deklaron: “Edhe kjo kupë ështe në objektivat tona. Ne kemi shfaqur hapur që në fillim se e duam çdo trofe të këtij sezoni. Jemi në një moment mjaft të mirë. Ekipi ka treguar në kampionat se ka fituar ndaj çdo kundërshtari. Keshtu do të ndodhë edhe në këtë aktivitet të radhës.”
Në fakt ndeshjet në grupe janë të lehta, pasi janë ekipe modestë, ndërsa disi më e vështirë rruga bëhet vetëm në finale, ku nga ajo që është parë Skënderbeu-Tirana do të jetë ndeshja finale edhe në këtë kupë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”