Volejboll: Liqenoret e vogla me objektiv për titullin
- Korca Boom
- Mar 3
- 1 min read
Pogradeci po merr një frymëmarrje të thellë në lojën e rjetës. Jo vetëm me ekipin e të rriturave, që ka pretendime për një vend në katërshe, por edhe me ekipet e moshave të vogla. Ajo që bie në sy është fakti se ka një sistem të mirë të organizuar për të gjitha kategoritë, dhe tashmë një ekip që po shfaq hapur ambicjet për të fituar titullin: ekipi i vajzave U-16, i drejtuar nga Nensi Shahu.
Ky ekip ka zhvilluar ndeshjet e grupeve për dy ditë radhazi, duke arritur tre fitore dhe një humbje, duke u kualifikuar për fazat e mëtejshme. Vajzat e talentuara pogradecare dhe trajnerja e tyre janë të bindura se kanë një të ardhme të sigurt për t’u bërë pjesë më vonë e ekipit të parë.
Pogradec is gaining a deep breath in the game of volleyball. Not only with the senior team, which has hopes for a spot in the top four, but also with the youth teams. What stands out is the fact that there is a well-organized system for all categories, and now a team that is openly showing ambitions to win the title: the U-16 girls’ team, coached by Nensi Shahu.
“KORÇA BOOM”