VOLEJ FEMRA: Pogradeci një hap para në gjysmëfinalen e "play-off"-it
- Korca Boom
- Apr 1
- 1 min read
Updated: Apr 2
Pogradeci - Dinamo 3-0
(25-20, 25-19, 25-20)
Një ndeshje emocionuese është zhvilluar sot në Pogradec, ku ekipi i vajzave të këtij qyteti ka arritur të marrë fitoren e parë nga tre të tilla në gjysmëfinalet e "play-off"-it. Kjo fitore erdhi nga vajzat e Besnik Lishës, të cilat kanë treguar një përparim të dukshëm në lojën e tyre nga java në javë dhe e kanë kulmuar me këtë sukses ndaj Dinamos, duke e fituar me rezultat të pastër 3-0.
Sipas formulës, nëse pogradecaret fitojnë edhe në Tiranë, atëherë nuk ka më ndeshje të tretë. Kështu që duhet të shikojnë se me cilin ekip do të ndeshen. Ka mundësi të madhe që të përballen me Skënderbeun.
Liqenoret kanë treguar një shpirt gare të jashtëzakonshëm, duke pasur edhe mbështetje të madhe nga tifozëria pogradecare. Kjo mbështetje është shumë e rëndësishme, pasi ata shpresojnë që ky ekip jo vetëm të arrijë në finale, por gjithashtu të jetë një pretendente serioze për titull.
"KORÇA BOOM"


