top of page

Volejboll / Skënderbeu i trajnerit Arben Prifti rikthehet në elitë

  • Mar 29, 2025
  • 1 min read

Mes emocionesh u mbyll edhe ky sezon në fazën e rregullt të dy fazave, të cilat dhanë verdiktet e veta se kush do të jetë ekipi ose ekipet që do të luftojnë për titullin kampion. Në vendin e dytë, ajo që të bën të ndihesh krenar është ekipi i Skënderbeut me trajnerin Arben Prifti, një sezon i mrekullueshëm i këtyre djemve që me shumë pasion dhe punë të madhe, jo rastësisht janë atje në vendin e dytë.


Korçarët duket se rivalitetin e kanë vetëm me ekipin e Partizanit, ekipin që në mbyllje të fazave u rendit në vendin e parë me 36 pikë, ndërsa korçarët në vendin e dytë me 23 dhe pas tyre vjen ekipi i Tiranës me 20 pikë.


Por tani gjithçka zerohet dhe dy ekipet e para, Partizani dhe Skënderbeu, janë ekipet që do të presin se kush do të jenë dy ekipet e tjera që do t'u bashkohen në katërshe të parë dhe më pas në ndeshjet finale.



“KORÇA BOOM”





 
 
bottom of page