top of page

Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme (11 shkurt 2025)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 11
  • 2 min read

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se dita e sotme do të karakterizohet nga një mot me vranësira dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe karakter lokal, fillimisht përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të kenë intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, kryesisht në jug të vendit, ku priten shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin. Në zonat malore mbi 800-1000 metra, sidomos në jug, reshjet do të jenë në formën e borës, me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje-verilindje dhe një shpejtësi mesatare deri në 6 metra për sekondë. Megjithatë, në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të arrijë shpejtësi deri në 8 metra për sekondë. Deti do të ketë një valëzim të ulët, me forcën 1 ballë.

Kushtet atmosferike të parashikuara sugjerojnë një ditë relativisht të qetë, me reshje të përkohshme dhe një përmirësim gradual të motit në mbrëmje.

The Military Meteorological Service has announced that today will be characterized by cloudy weather with occasional clear intervals. The clouds will be accompanied by light and localized rainfall, initially along the coastline, gradually extending to most of the territory.

The precipitation will have low and, in some areas, moderate intensity, mainly in the south of the country, where short-term thunderstorms are expected. In the evening hours, the rainfall is expected to cease across the entire territory. In mountainous areas above 800-1000 meters, especially in the south, precipitation will be in the form of snow, with low to moderate intensity.

The wind will be light, blowing from the southeast to the northeast, with an average speed of up to 6 meters per second. However, in valleys and along the coastline, the wind speed will reach up to 8 meters per second. The sea will have a low wave height, with a force of 1 on the Beaufort scale.

The forecasted atmospheric conditions suggest a relatively calm day, with temporary precipitation and a gradual improvement in weather conditions by the evening.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page