top of page

Vranësira dhe rreshje shiu/ Ja parashikimi i motit për sot, e mërkurë 26 shkurt 2025

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 26
  • 1 min read

Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa në qarkullim.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit dhe jug përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes reshjet me intensitet deri dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri 1-8 m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë shpejtësi 9-17 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 2 deri 12°C, në zonat e ulëta 5 deri 18°C, në zonat bregdetare 7 deri 18°C.

On Wednesday, our country will continue to be affected by unstable atmospheric conditions due to the circulation of moist air masses.

The weather is expected to be partly to mostly cloudy, with occasional clear spells. The clouds will be accompanied by intermittent light rain across most of the territory. In the northwestern and southern regions, during the afternoon and evening hours, rainfall may reach moderate intensity.

The wind will blow from the southeast to southwest at an average speed of 1-8 m/s, while in valley areas and along the coastline, it may occasionally reach speeds of 9-17 m/s, accompanied by waves in the sea of force 3-4.

Temperatures are forecasted as follows:

  • In mountainous areas: 2 to 12°C

  • In lowland areas: 5 to 18°C

  • In coastal areas: 7 to 18°C

  •  “KORÇA BOOM”

bottom of page