Zbardhen DETAJE nga lëndimi i 29-vjeçarit në Korçë/ Ndodhi pas grindjes me vjehrrin dhe bashkëshorten
- Korca Boom
- Feb 8
- 2 min read
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me plagosjen me thikë të një 29-vjeçari në Korçë. Sipas policisë, shtetasi me inicialet K.R. është vetëdëmtuar me thikë pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ndërsa dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me paraqitjen e të plagosurit në spital, ju informojmë se nga hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, materialet janë referuar në Prokurori dhe është nisur procedimi penal ndaj shtetasit K.R., 29 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas, pas një sherri me bashkëshorten dhe vjehrrin, në gjendje të dehur, është vetëplagosur me thikë. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Details have emerged regarding the stabbing of a 29-year-old man in Korça. According to the police, the individual with the initials K.R. self-inflicted the stab wound after an argument with his wife and father-in-law, and it is suspected that he was intoxicated at the time of the incident.
“In continuation of the preliminary information provided yesterday about the injured person arriving at the hospital with a stab wound, we inform you that, following investigations carried out by the Crime Investigation Specialists at the Korça Police Station, the materials were referred to the Prosecutor’s Office, and criminal proceedings have been initiated against the individual K.R., 29 years old, residing in Korça.
This individual, after a conflict with his wife and father-in-law, while intoxicated, self-inflicted a stab wound. He is currently receiving medical treatment and is out of danger,” reads the official police statement.
“KORÇA BOOM”