EKSKLUZIVE/ Zbardhet formacioni i korçarëve për nesër në Laç, nuk ka shumë dilema edhe në rreshtim
- Korca Boom
- Apr 5
- 1 min read
Trajneri i korçarëve, Ernest Gjoka, dhe stafi i tij kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit sot paradite, në kuadër të përgatitjeve përmbyllëse para sfidës me Laçin. Nga sa është mësuar, Gjoka ka përcaktuar edhe formacionin, ku nuk do të ketë aspak ndryshime nga ndeshjet e fundit.
Kështu, porta do t’i besohet Marko Alias, për të vazhduar me Albi Dokën, Ervis Prençin, Randin dhe Klevis Shaqen.
Në mesfushë do të jenë para mbrojtësve Estrela dhe do të deklarohen në këtë repart Sabo dhe Juri Merlim, që do të jenë dy futbollistët e organizimit të korçarëve dhe pritet të ndihmojnë shumë në të dy repartet.
Vija sulmuese do të jetë me Ardit Nikajn, Bismark dhe Saleh Nasr.
Pra, dukshëm do të jetë një Skënderbe shumë agresiv në vijën e sulmit, kjo mëse normale pasi nuk mund të dalësh në një rezultat pozitiv pa reaguar me shumë forcë.
Gjithsesi, trajneri Gjoka ka edhe disa futbollistë të gatshëm që kanë treguar se janë mëse të domosdoshëm në lojë, qoftë edhe nga stoli ose nga formacioni i parë.
"KORÇA BOOM"
