Zbulohet formacioni i korçarëve, një skemë e dukshme…
- Korca Boom
- Mar 27
- 1 min read
Duhen edhe disa orë që ekipet të dalin në fushën e lojës në Durrës, atje ku Skënderbeu do të luajë kundër ekipit të Teutës, ekipit pritës.
Nga sa është mësuar korçarët do të luajnë më një formacion fitues në këtë takim, kjo e lidhur me atë që kanë luajtur në ndeshjet e kaluara.
Kështu në portë do të jetë Alia, për të vazhduar me Doka dhe Shaqe nga krahët e mbrojtes dhe Randi me Prençin në qëndër të saj. Para tyre do të luajë Estrela dhe në mesfushë Merlin dhe Sabo. Ndërkohë që sulmi do të jetë me Nasr dhe Nikaj nga krahët dhe Bismark në qendër të sulmit.
Një ekip sulmues dhe kështu vetëm mund të dilet tek një rezultat pozitiv, aq të domosdoshëm për korçarët në këto moment.

“KORÇA BOOM”


















