Zbulohet kalendari i javës së 29-të/ Ja kur luhet Skënderbeu-Partizani dhe ndeshjet e tjera!
- Korca Boom
- Mar 7
- 2 min read
Java e 29 e Kategorisë Superiore nuk do të luhet në fundjavë, por në fillimin e javës së ardhshme, për shkak të modifikimit që i ka bërë FSHF kalendarit duke ngjeshur ndeshjet për të mbaruar më shpejt edicionin.
Sfidat e para do të luhen të hënën, të dyja të planifikuara në orën 17:00 nga FSHF. Dinamo-Bylis dhe Skënderbeu-Partizani, janë ndeshje që shohin dy prej skuadrave të katërshes së parë të luajnë ndaj ekipeve që luftojnë për mbijetesë dhe çdo rezultat mund të ndryshojë panoramën në të dy grupet.
Përplasje po aq delikate janë edhe ato të së martës, me Laçi-Egnatia që luhet në orën 13:30. Më pas janë Teuta-Elbasani dhe Tirana-Vllaznia, të cilat janë të planifikuar anë orën 16:30.
Duhet theksuar se nuk ka ende një stadium për “klasiken” e futbollit shqiptar, pasi Teuta luan në të njëjtën ditë dhe nuk lëshon dot “Niko Dovanën” për bardheblutë.
JAVA 29
E hënë, datë 10 mars
Dinamo-Bylis ora 17:00
Skënderbeu-Partizani ora 17:00
E martë, datë 11 mars
Laçi-Egnatia ora 13:30
Teuta-Elbasani ora 16:30
Tirana-Vllaznia ora 16:30
The 29th week of the Albanian Superliga will not be played over the weekend but at the beginning of next week, due to the modification made by the Albanian Football Federation (FSHF) to the calendar, condensing the matches to finish the season sooner.
The first matches will be played on Monday, both scheduled at 17:00 by the FSHF. Dinamo-Bylis and Skënderbeu-Partizani are matches where two of the top four teams will face off against teams fighting for survival, and any result could change the standings in both groups.
Equally delicate clashes are those on Tuesday, with Laçi-Egnatia scheduled for 13:30. After that, Teuta-Elbasani and Tirana-Vllaznia are set for 16:30.
It should be noted that there is still no stadium for the “classic” of Albanian football, as Teuta is playing on the same day and will not release “Niko Dovana” for the white-and-blues.
“KORÇA BOOM”