top of page

Zbulohet lista prej 19 kandidatësh/ Deputetë, ish-deputetë dhe figura të reja në garën e primareve të PD në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 27
  • 2 min read

Janë zbuluar tashmë emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret e Partisë Demokratike (PD) në degën e Korçës, që do të zhvillohet ditën e shtunë më 1 mars.

Në këtë garë do të jenë deputetja aktuale Sorina Koti, deputeti Andrea Mano, ish-deputetët Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, si dhe Kristi Koçibelli, Fidel Kreka e deri te Edmond Spaho dhe emra të tjerë të rinj.

Lista prej 19 kandidatësh është plotësuar edhe me emra nga degët e tjera të PD në Pogradec, Kolonjë, Maliq dhe Devoll.

Primaret e PD pritet të zhvillohen më 1 mars në të gjitha degët e kësaj force politike, në një proces që synon përzgjedhjen e kandidatëve më të fortë për zgjedhjet e ardhshme.

Më poshtë sjellim edhe listën e 19 emrave kandidatë të cilët do të kenë një garë të fortë në juglindje të vendit.

Sigurisht që është një garë e fortë dhe me shumë rivalitet.

The names of the candidates who will participate in the Democratic Party (PD) primaries in the Korçë branch, set to take place on Saturday, March 1, have already been revealed.

This race will include current MP Sorina Koti, MP Andrea Mano, former MPs Ledina Alolli and Eleina Qirici, as well as Kristi Koçibelli, Fidel Kreka, and even Edmond Spaho, along with other new names.

The list of 19 candidates has also been completed with names from other PD branches in Pogradec, Kolonjë, Maliq, and Devoll.

The PD primaries are expected to be held on March 1 in all branches of this political force, in a process aimed at selecting the strongest candidates for the upcoming elections.

Below, we present the list of 19 candidates who will face a tough and highly competitive race in the southeastern part of the country.

It is certainly a strong and highly competitive contest.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page