top of page

Zjarr në malin e Moravës, shërbimi zjarrfikës dhe banorët e zonës në luftë me flakët

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Mar 13
  • 1 min read

Një vatër zjarri është shfaqur në Malin e Moravës, në territorin e Bashkisë Devoll pasditen e sotme.

Bëhet e ditur se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, barishte, ah me bimësi të shkurtër dhe një pjesë me lajthi.

Gjithashtu situata momentalisht është e vështirë pavarësisht ndërhyrjeve të forcave zjarrfikëse dhe vullnetare, pasi flakët favorizohen nga era e fortë.

Ndërkohë ndërhyrja po vijon ende nga shërbimi zjarrfikës ku ne terren po punojnë 7 prej tyre ndërsa po japin ndihmë edhe banorë të zonës.

 “KORÇA BOOM”

bottom of page