top of page

ZYRTARE/ Tribuna C pa biletë. ALMECO mundëson hyrjen falas njofton klubi!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 11
  • 1 min read

Pak momente më parë ka qenë klubi “Skënderbeu” që nëpërmjet faqes së vet zyrtare ka njoftuar se tribuna C e stadiumit “Skënderbeu” nesër do të jetë pa biletë për të gjithë tifozët.

Ndërkohë që klubi ka njoftuar ndeshjen e nesërme të orës 15:30, ka qenë edhe njoftimi tjetër i hyrjes falas në tribunën kryesore të tifozëve, ndërkohë që pjesët e tjera do të jenë me biletë.



Madje klubi juglindor bën edhe thirrjen për mbështetje maksimale nga ana e tifozëve, sepse të gjithë bashkë mund t'ia dalin për fitoren ndaj Tiranës.


Ja dhe njoftimi i KF Skënderbeu:


Ndeshja e radhës!

Skënderbeu - Tirana

E Shtunë, 12 prill | Ora 15:30

Stadiumi “Skënderbeu”


Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunën C hyrja do të jetë pa pagesë, ndërsa në sektorët e tjerë të stadiumit hyrja do të jetë me bileta.

Hyrja falas në Tribunën C të stadiumit është mundësuar nga Sponsori ALMECO!

Nesër të gjitha rrugët na çojnë në “Strofull”. Të gjithë së bashku për fitoren e radhës!



 “KORÇA BOOM”



 
 
bottom of page