top of page

Ç’po ndodh me Skënderbeun 4 barazime radhazi…!?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 3, 2023
  • 1 min read

Me të drejtë tifozët e Skënderbeut, janë të shqetësuar me rezultatet e Skënderbeut në miqësoret e zhvilluara në këtë fazë përgatitore. Më përjashtim të fitores së parë ndaj maqedonasve të Voska Sport, Skënderbeu ka siguruar katër barazime radhazi, por edhe pa humbur asnjë ndeshje.

Por, realisht çfarë po ndodh me Skënderbeun e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Në pamje të parë trajnerin dhe stafin nuk e shqetësojnë barazimet, pasi rezultate në këtë kohë kërkojnë vetëm tifozët.

Të gjithë e mbajnë mend Skënderbeun e madh, që në ato vite gjatë fazave përgatitore skuadra vetëm pësonte humbje dhe në kampionat shkëlqente.

Në fund të fundit prandaj janë ndeshjet miqësore që të shikohen skema të ndryshme loje dhe të provohen sa më shumë lojtarë.

Objektivi i Skënderbeut është që më 19 gusht të jetë gati në startin e superligës, prandaj asgjë nuk ka ndodhur dhe tifozët nuk duhet të shqetësohen.

Skënderbeu në fund të fundit është një skuadër me shumë futbollistë të rinj në merkato dhe sigurisht që në fund do të themi fjalën e fundit sesa vlen kjo skuadër.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 2-2

Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht



bottom of page