Çaloi sulmi, Skënderbeu fut “ujë” ne repartin ofensiv
- Korca Boom
- Jul 28, 2023
- 1 min read
Skënderbeu në fakt në katër ndeshje miqësore që ka zhvilluar deri tani, por përsëri fut “ujë” në repartin ofensiv. Themi këtë pasi akoma nuk kemi një lojtar pykë që të marrë topin dhe të shënojë në portat kundërshtare, ose e thënë ndryshe një lojtar tipik sulmuesi që të bjerë në sy.
Këtë gjë e ka vënë re edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, por vetë serbi ka thënë se, mungojnë dyshja e sulmit, pasi Fleçer pritet të mbërrijë dhe bashkë me të edhe Mensah.
Me dy pyka më shumë sigurisht që edhe sulmi do të jetë shumë më ndryshe. Për momentin topi është e vështirë të shkojë më shpesh në portat kundërshtare dhe prandaj themi që sulmi fut “ujë”.
I vetmi repart që në fakt deri tani nuk është plotësuar është sulmi dhe ky Skënderbe sipas trajnerit do të jetë ndryshe me ardhjen e sulmuesve që pritet të vijnë.
Le të presim dhe të shohim, Skënderbeu akoma nuk mund të themi që është gati.
