top of page

Çfarë po ndodh me stadiumin e ri Skënderbeu?!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 5
  • 1 min read

Mbushen fiks 2 vjet nga prezantimi i stadiumit të ri “Skënderbeu”, madje një prezantim gjigand ku nuk mungoi as Kryeministri Edi Rama dhe sot dy vite më vonë në qytetin juglindor në kemi të njëjtin stadium dhe të njëjtat premtime. Madje në atë kohë sipas edhe Kryeministrit Edi Rama stadiumi do të kishte përfunduar ditët e sotme dhe sot korçarët do të shijonin stadiumin e ri.


Projekti fitues i asaj kohe u shpall ai i “Cebrea Architecture” dhe po në atë kohë ky lajm bëri bujë dhe u mirëprit shumë në juglindje.


Sot, flasim me një tjetër “gjuhë” pasi ky projekt mbeti vërtet në letër dhe as u tentua të kishim qoftë edhe startin e punimeve dhe është e disata herë që u premtohet korçarëve një gjë e tillë.


Nëse do të vemë gishtin se përse këto punime mbeten thjesht në letër, nuk është e udhës të sjellim dhe të nxjerrim fajtorët, sepse ata dihen.


E rëndësishme është që Skënderbeu si në superligë, por edhe kategorinë e parë, do të luajë në të njëjtin stadium dhe nuk do të mund të shijojë sërish atë stadiumin e famshëm.

Nëse do të pysnim se çfarë po ndodh me stadiumin e ri dhe kur do të fillojnë punimet? Kjo është një pyetje që nuk do më përgjigje, sepse përgjigjen e ka brenda.


Korçarët do të vazhdojnë të presin radhën dhe bashkë me radhën edhe premtimet që do të jenë sërish të shumta.


Të paktën mos u tallni me tifozët, kur premtoni…


“KORÇA BOOM”



bottom of page